Një ngjarje shqetësuese është regjistruar së fundmi në zonën e Kthesës së Kamzës, ku një vajzë është përballur me një sjellje të papranueshme.
Sipas dëshmisë së saj, një person me motor i ka prerë rrugën qëllimisht dhe ka nisur të kryejë gjeste të turpshme dhe të shëmtuara, në sy të të gjithë drejtuesve të tjerë të mjeteve që ndodheshin në trafik.
Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës dhe ka shkaktuar shqetësim të madh, jo vetëm për drejtuesen e mjetit, por edhe për qytetarët që ishin të pranishëm.
Vajza dhe kërkon që autoritetet përkatëse të ndërhyjnë për të identifikuar dhe ndëshkuar autorin pasi kjo sjellje e turpshme është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve, veçanërisht të vajzave dhe grave që udhëtojnë të vetme.
Mesazhi i vajzës:
Përshëndetje JOQ, Ky njeri me priste rrugen tani dhe bente veprime të turpshme para gjitha makinave
Por se kapa dot me video, po bente veprime të shëmtuara Ordineri Mu fut para makines Dhe bemte veprime gjeste po ato arrita të kapjax Të behen shembull mos ja bej me ndonnje vajze tjeter. Se e pane të gjitha makinat cfar veprimesh bënte. Te kthesa e kamzes ishte me motor