Vrasja në Shkopet/ Ndalohet një vajzë, kërkohen vëllezërit Bushgjoka për të cilët punonte Renisi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.07.2025, 09:35

Në lidhje me vrasjen e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar ka qenë edhe një vajzë, e cila është e dashura e Fatjon Bushgjokës, një prej autorëve të dyshuar të krimit që ndodhi mbrëmjen e 8 korrikut në Mat. Vajza u mor në pyetje gjatë operacionit që çoi në arrestimin e Fatjon Bushgjokës në Tiranë. Ajo nuk dyshohet të jetë e përfshirë drejtpërdrejt në vrasje, por mund të ofrojë informacione mbi lëvizjet e tij dhe rreth ngjarjeve që çuan në krim.

Përveç arrestimit të Fatjon Bushgjokës, janë shpallur në kërkim vëllezërit Aleksandër dhe Kristi Bushgjoka, të cilët kanë një histori të mëparshme kriminale, përfshirë arrestime për vjedhje dhe trafik droge. Po ashtu, një bashkëpunëtor i tyre, Petrit Çakrri, është kapur dhe iu gjetën doza kokainë. Hetimet kanë zbuluar se Renis Dobra kishte punuar për vëllezërit Bushgjoka në shpërndarjen e kokainës në Gjermani. Në disa raste, ai ka mashtruar ata duke pretenduar se kishte humbur drogën dhe se ishte ndjekur nga policia. Ky mashtrim ka shpërthyer tensione dhe ka çuar në rrëmbimin dhe vrasjen e Dobrës, me ndihmën e Çakrrit dhe disa makinave të marra me qira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit