Banorët e kompleksit të ish-Klubit Partizani në Tiranë janë shprehur të shqetësuar pas vendosjes së vazove të betonit dhe elementëve të tjerë nga Magnet Sports Bar, që ka bllokuar një pjesë të madhe të oborrit të pallatit.

Pjesa më e madhe e oborrit, rreth gjysmës së tij, tani është e mbyllur, duke i lënë banorët me një kalim të ngushtë në cepin e vogël të mbetur. Ky bllokim ka shkaktuar vështirësi për ata që përdorin oborrin për aktivitete të përditshme.Për më tepër, karriget dhe çadrat që janë shtuar në këtë hapësirë duket se kanë ngushtuar më tej lëvizjen e banorëve, të cilët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për këtë problem.

Sipas tyre, biznesi privat ka përfituar nga hapësira publike, duke shkelur kështu të drejtat e tyre për përdorimin e oborrit. Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të kthyer hapësirën e bllokuar në një ambient të lirë dhe të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në kompleks.
Denoncimi:
Tek kompleksii ish klubi partizani. Magnet Sports Bar i Olger Xhepes e ka mbyllur oborrin e pallatit me vazo betoni, perpos karrigeve dhe cadrave. Banoret kalojnë tek ai cepi i vogël 1/2 e oborrit te pallatit eshte e bllokuar