E dhimbshme: Kjo është 21-vjeçarja kosovare që humbi jetën pas aksidentit në Gjermani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.07.2025, 08:46

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen.

Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi kontrollin mbi automjetin. Si pasojë, vetura doli nga rruga dhe u përmbys disa herë, duke pësuar dëmtime të rënda.

Bëhet fjalë për Yllka Hotin, vdekjen e së cilës e kanë konfirmuar familjarët e saj në rrjete sociale.

Ata kanë publikuar edhe detaje për varrimin e së ndjerës, që pritet të mbahet në Hoçë të Vogël në Rahovec.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit