U takua vetëm një herë me të, gruaja e fiksuar arrestohet pasi i dërgoi mbi 65,000 mesazhe

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.07.2025, 00:37

Po mendon se ke pasur një takim të keq? Mendoje edhe një herë!

Një burrë në SHBA u njoh online me një grua dhe dolën vetëm një herë për kafe. Pasi ai e bllokoi në aplikacion, ajo e ndoqi deri në Arizona dhe i dërgoi mbi 65 mijë mesazhe në më pak se 2 vjet, disa prej tyre kërcënuese për jetën.

Në mesazhe, ajo shkruante gjëra të tmerrshme si: “Mos guxo të më lësh, do të vras! Nuk dua të bëhem vrasëse!” Dhe në një tjetër: “Do të mbaj pjesët e trupit tënd dhe do të lahem në gjakun tënd.”

Por nuk u ndal me kaq…

Një ditë, kur burri ndodhej jashtë qytetit, pa në kamerat e sigurisë se ajo ishte futur pa leje në shtëpinë e tij dhe po bënte dush në vaskë!

Policia mbërriti menjëherë dhe gjeti në makinën e saj edhe një thikë të madhe kuzhine. Për këtë rast, ajo u arrestua dhe u akuzua vetëm për hyrje të paligjshme.

Por… ajo nuk u mbajt gjatë në paraburgim, siç ndodh shpesh me raste të tilla në SHBA, ku një person mund të lirohet me kusht, nëse nuk ka precedentë penalë ose nëse prokurori nuk kërkon ndalim të menjëhershëm.

Më vonë, ajo u shfaq në ambientet e biznesit të tij duke pretenduar se ishte gruaja e tij.

Pas lirimit të përkohshëm, ajo nuk u paraqit në gjykatë dhe ndaj saj u lëshua urdhër arresti.

Pasi u arrestua, në intervistën e dhënë nga burgu, ajo tha: “Unë e dua ende atë. Ai është ëngjëlli im që më shëron. Dashuria është gjë e tepruar, prandaj dhe mesazhet e mia ishin të tepruara.”

Po ju çfarë do kishit bërë në vendin e tij?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit