Lajm i mirë: Kismani 3-vjeçar ia del të fitojë betejën me tumorin, nëna falënderon shqiptarët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.07.2025, 22:00

Një lajm i mrekullueshëm ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga nëna e vogëlushit 3-vjeçar Kisman Hasa, i cili pak javë më parë u bë pjesë e një apeli për ndihmë pasi vuante nga një tumor i rrallë dhe agresiv. Sot, pas shumë lutjesh dhe kontributesh nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, Kismani është operuar me sukses!

Nëna e tij ka dërguar këtë mesazh plot mirënjohje:

"Përshëndetje JOQ, operacioni i Kismanit doli me sukses. Do doja t’ju falënderoja nga zemra ju të parët që e shpërndatët rastin e Kismanit. Dhe çdo shqiptar që kontribuoi dhe u lut për Kisman, faleminderit nga zemra 🙏🤲🏻. Ndoshta shëndetësia jonë na la në baltë, por shqiptarët tanë na ndihmuan. Ju jam mirënjohëse gjithë jetën time 🤲🏻🙏."

Ky është një ndër ato raste që dëshmon se kur shqiptarët bashkohen për një qëllim të përbashkët, ndodhin mrekulli.

Kujtojmë se një muaj më parë, JOQ Albania publikoi apelin e familjes Hasa nga Durrësi, pasi Kismani 3-vjeçar ishte diagnostikuar me një Desmoid Tumor, një formë shumë e rrallë dhe agresive e tumorit, që pothuajse nuk prek fëmijë të kësaj moshe.

Pasi diagnoza u konfirmua në Padova të Italisë, shpresa erdhi nga Klinika Universitare e Kirurgjisë Maksilofaciale në Salzburg të Austrisë, e cila pranoi ta operonte falas si rast humanitar. Megjithatë, familja përballej me shpenzime të shumta për udhëtimin, akomodimin dhe kujdesin pas operacionit.

Falë zemrës së madhe të shqiptarëve, u mblodhën fondet e nevojshme dhe sot, falë ndihmës së gjithsecilit, Kismani e vogël është në rrugë drejt shërimit.

@joq

Një lajm i mrekullueshëm ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga nëna e vogëlushit 3-vjeçar Kisman Hasa, i cili pak javë më parë u bë pjesë e një apeli për ndihmë pasi vuante nga një tumor i rrallë dhe agresiv. Sot, pas shumë lutjesh dhe kontributesh nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, Kismani është operuar me sukses! Nëna e tij ka dërguar këtë mesazh plot mirënjohje: "Përshëndetje JOQ, operacioni i Kismanit doli me sukses. Do doja t’ju falënderoja nga zemra ju të parët që e shpërndatët rastin e Kismanit. Dhe çdo shqiptar që kontribuoi dhe u lut për Kisman, faleminderit nga zemra . Ndoshta shëndetësia jonë na la në baltë, por shqiptarët tanë na ndihmuan. Ju jam mirënjohëse gjithë jetën time ." Ky është një ndër ato raste që dëshmon se kur shqiptarët bashkohen për një qëllim të përbashkët, ndodhin mrekulli. Kujtojmë se një muaj më parë, JOQ Albania publikoi apelin e familjes Hasa nga Durrësi, pasi Kismani 3-vjeçar ishte diagnostikuar me një Desmoid Tumor, një formë shumë e rrallë dhe agresive e tumorit, që pothuajse nuk prek fëmijë të kësaj moshe. Pasi diagnoza u konfirmua në Padova të Italisë, shpresa erdhi nga Klinika Universitare e Kirurgjisë Maksilofaciale në Salzburg të Austrisë, e cila pranoi ta operonte falas si rast humanitar. Megjithatë, familja përballej me shpenzime të shumta për udhëtimin, akomodimin dhe kujdesin pas operacionit. Falë zemrës së madhe të shqiptarëve, u mblodhën fondet e nevojshme dhe sot, falë ndihmës së gjithsecilit, Kismani e vogël është në rrugë drejt shërimit.

♬ original sound – JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit