Një ngjarje e rëndë me ngarkesë të madhe emocionale është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku një grua e moshuar është ngjitur në katet e larta të një pallati dhe ka kërcënuar se do t’i japë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur në prani të kalimtarëve dhe banorëve të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Sipas një mesazhi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, gruaja kishte dy orë që qëndronte në lartësi, ndërsa policia kishte mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqej të ndërhynte për ta bindur të zbriste.
Fatmirësisht, policia ka arritur ta bindë gruan të zbresë dhe të largohet nga rreziku.
Ende nuk dihen arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë akt ekstrem.
Ngjarja rikthen vëmendjen te shëndeti mendor, sidomos tek të moshuarit që shpesh përballen me vetminë, varfërinë apo mungesën e përkujdesjes.
Fatmirësisht, këtë herë tragjedia u shmang.