Muçi i Sarandës zgjon Tatimet me një grusht rigon: Ambulantët s’kanë pse lëshojnë faturë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.07.2025, 20:28

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dalë sot me një sqarim zyrtar pas debateve që kanë shpërthyer ditët e fundit në tregjet bujqësore, kryesisht në jug të vendit, ku inspektorët po kërkonin fatura edhe për rigonin e mbledhur në mal.

Në një deklaratë që duket se ka ardhur pas presionit publik dhe ironisë që shpërtheu nga Saranda, Tatimet njoftojnë se tregtarët ambulantë nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë tatimore apo të mbajnë dokumentacion për mallrat që shesin. Ky sqarim i vonuar i referohet qartë nenit 5 të ligjit nr. 87/2019 dhe nenit 5 të ligjit për procedurat tatimore, ku përcaktohet statusi i veçantë i këtyre shitësve, për sa kohë janë të regjistruar dhe paguajnë detyrimet për sigurimet dhe hapësirat publike.

Sqarimi i Tatimeve vjen vetëm një ditë pas incidentit në tregun e fruta-perimeve në Sarandë, ku një shitëse ambulante u përball me një inspektor që i kërkoi të vendoste etiketë për rigonin, duke e pyetur se kush ishte prodhuesi. Përgjigjja e saj epike “Po t’u bëftë Bardha kurban o Muçi, disa gjëra janë të natyrës” u bë virale, duke ndezur debatet për absurditetin e kontrolleve dhe zbatimin selektiv të ligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit