‘Burger Heaven’ na mbyti me erën e gatimeve, policët e bashkisë vijnë hanë e ikin’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.07.2025, 19:07

Xhoi, një banor i lagjes “Myslym Shyri” në Tiranë, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem shqetësues që ai dhe fqinjët e tij po përballen prej disa muajsh. Bëhet fjalë për erën e rëndë dhe të vazhdueshme që vjen nga gatimet e një fast-foodi pranë banesës së tij.

Subjekti në fjalë, “Burger Heaven”, sipas denoncuesit operon prej disa muajsh pa instaluar sistemin e nevojshëm të aspirimit, çka ka sjellë përhapjen e erës së rëndë të gatimeve në të gjithë zonën. Xhoi tregon se jeton me fëmijë të vegjël dhe për shkak të erës, nuk mund të hapë dritaret e shtëpisë.

“Kemi bërë disa herë kallëzim pranë Policisë Bashkiake, por patrullat vijnë, hanë ndonjë burger dhe largohen pa dhënë asnjë zgjidhje,” shkruan ai i indinjuar.

Banorët sqarojnë se nuk kanë asnjë problem personal me biznesin në fjalë, por kërkojnë që ai të respektojë rregullat dhe të mos cënojë cilësinë e jetës në lagje.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje un jam Xhoi nje banor i lagjes Myslym Shyri dhe prej 3 muajsh eshte hapur nje subjekt me emrin Burger Heaven. Nuk kemi asgje kunder subjektit pervec se nuk kan instaluar tuba ajrimi dhe e gjithe era qe del nga gatimi ne kete subjekt perhapet ne lagje duke e ber jetesen te pamundur.

Era qe del nga dritarja eshte shum e keqe dhe po na demton si ne dhe femijet e porsalidur, nuk po na lejon te hapim dhe dritaret pavarsisht se eshte shume vape. Kemi raportuar shum here ne policine bashkiake dhe patrullat vijne hajne ndonje burger dhe ikin pa na dhene zgjidhje.

Ju lutem ta publikoni sepse ju jeni shpresa jon e fundit nga institucionet shtetrore skemi mare asnje pergjigje dhe era e keqe sa vjen dhe shtohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit