Një qytetare ka dërguar një video shqetësuese në redaksinë e JOQ Albania, ku shfaqet një automjet që lëviz me mënyrë tepër të rrezikshme në autostradën Durrës-Tiranë.
Sipas saj, mjeti drejtohej nga një zonjë, e cila ka ndërmarrë manovra të rrezikshme duke bërë parakalime të shumta në mënyrë zig-zag. Ajo thekson se zonja në fjalë hyri në parakalim nga krahu i djathtë, jashtë karrexhatës, duke i zënë korsinë dhe rrezikuar seriozisht jetën e saj.
“Përshëndetje JOQ! Desha të denoncoja një rast në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku një zonjë e nderuar futet në parakalim në krah të djathtë jashtë karrexhatës dhe më zë korsinë komplet. Pas kësaj, ajo vazhdoi me parakalime të rrezikshme zig-zag”, – shprehet denoncuesja.
Kjo ngjarje ngre edhe një herë alarmin për sjelljet 'kamikaze' në rrugët tona dhe nevojën për ndëshkime të rënda për drejtuesit e papërgjegjshëm që luajnë me jetën e të tjerëve.
@joq Një qytetare ka dërguar një video shqetësuese në redaksinë e JOQ Albania, ku shfaqet një automjet që lëviz me mënyrë tepër të rrezikshme në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas saj, mjeti drejtohej nga një zonjë, e cila ka ndërmarrë manovra të rrezikshme duke bërë parakalime të shumta në mënyrë zig-zag. Ajo thekson se zonja në fjalë hyri në parakalim nga krahu i djathtë, jashtë karrexhatës, duke i zënë korsinë dhe rrezikuar seriozisht jetën e saj. “Përshëndetje JOQ! Desha të denoncoja një rast në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku një zonjë e nderuar futet në parakalim në krah të djathtë jashtë karrexhatës dhe më zë korsinë komplet. Pas kësaj, ajo vazhdoi me parakalime të rrezikshme zig-zag”, – shprehet denoncuesja. Kjo ngjarje ngre edhe një herë alarmin për sjelljet 'kamikaze' në rrugët tona dhe nevojën për ndëshkime të rënda për drejtuesit e papërgjegjshëm që luajnë me jetën e të tjerëve.
♬ original sound – JOQ Albania