Kanale që qelbin erë dhe indiferencë e autoriteteve vendore në fshatin Hasturkas

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15.07.2025, 17:36

Prej vitesh kanalet nuk pastrohen, krimbat dhe papastërtitë kanë hyrë në shtëpitë e banorëve, ndërsa bashkia vijon të heshtë përballë situatës alarmante.

Banorët e fshatit Hasturkas, në zonën e Libofshës, janë të lodhur nga premtimet boshe dhe neglizhenca e bashkisë. Ata ankohen se prej shumë vitesh askush nuk është kujdesur për pastrimin e kanaleve kulluese, të cilat janë mbushur me baltë, mbetje dhe insekte.

Gjendja është përkeqësuar muajt e fundit, sidomos për shkak të vapës dhe mungesës së ndërhyrjeve të mirëfillta. Për pasojë, kanalet janë kthyer në burim infeksionesh dhe rreziku shëndetësor, ndërsa krimbat po depërtojnë deri brenda banesave të qytetarëve.

“Përshëndetje." "Doja të bëja 1 ankesë nga Libofsha, fshati Hasturkas. Kanalet kulluese janë prej vitesh të pa pastruar nga bashkia, duket qartë. Po na hyjnë krimbat në shtëpi”, shprehet një prej banorëve të zonës, që kërkon të dëgjohet zëri i komunitetit.

Banorët kanë paralajmëruar se do të organizojnë protesta nëse autoritetet vendore nuk veprojnë menjëherë për pastrimin e kanaleve. Ata thonë se kanë bërë disa herë kërkesa zyrtare dhe janë ankuar në bashki, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.

Mungesa e ndërhyrjes ka krijuar një krizë mjedisore në miniaturë, ku mbeturinat, uji i ndenjur dhe aromat e rënda janë bërë pjesë e përditshme e jetës së banorëve. Ndërsa institucionet përgjegjëse duken të shkëputura nga realiteti, komuniteti po e përballon vetë këtë situatë të papranueshme.

Heshtja e bashkisë nuk mund të jetë më një justifikim për këtë neglizhencë të pafalshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit