Një qytetare nga Mamurrasi ka ngritur shqetësimin për cilësinë e produkteve ushqimore të shitura në supermarkete, pasi ka blerë grurë për ashure të mbushur me krimba. Produkti i Duru Bulgur është blerë në një supermarket të zonës dhe pavarësisht se ishte i ambalazhuar, brenda kishte prani të insekteve, duke ngritur pikëpyetje serioze për kushtet e magazinimit dhe kontrollit të cilësisë.
“Pershendetje! Ja çfare shitet ne supermarketet tona grure per ashure me krimba. Ku eshte siguria ushqimore? I kam blere ne Mamurras. Faturen nuk e kam ruajtur”, shkruan qytetarja për JOQ. Ky incident nënvizon mungesën e kontrolleve rigoroze në zinxhirin e shpërndarjes së ushqimeve dhe kërkon një reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për sigurinë,