Rumunja në Francë denoncon lushnjarin: Pas ndarjes, Elidoni më kërcënon dhe shantazhon me foto intime

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.07.2025, 16:02

Një shtetase rumune me iniciale M.V, që jeton në Francë, ka denoncuar në redaksinë tonë një rast të dhunës psikologjike dhe shantazhit nga ish-partneri i saj, lushnjar Elidon Riza, që jeton tashmë në Shqipëri.

Pas ndarjes së tyre, ai ka nisur të hakmerret ndaj saj, duke postuar foto intime të saj dhe të një mikeje në TikTok, me qëllim të poshtërimit dhe dëmtimit të imazhit të saj. Përveç kësaj, ai e ka kërcënuar me vdekje dhe ka shpërndarë lajme të rreme për të.

Rumunja ka kontaktuar me familjarët e të riut, por ata kanë injoruar kërkesat e saj. Në përpjekje për të marrë drejtësi, ajo ka depozituar kallëzim penal në Francë, duke paraqitur prova të qarta, përfshirë screenshot-e të postimeve dhe kërcënimeve, për të kërkuar ndihmën e autoriteteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit