Tjetër denoncim për Anastasian! Rezervoi në hotelin tim dhe më mori 210€ nga karta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.07.2025, 15:00

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA denoncoi një skemë shqetësuese mashtrimi me protagoniste një vajzë me emrin Anastasia Kotenko, e prezantuar si shtetase ukrainase.

Referuar denoncimeve, Anastasia pasi bënte rezervime përmes platformës Booking duke përdorur tre numra të ndryshëm telefoni, u dërgonte

pronarëve linqe për të kryer pagesën, por në fakt u merrte para nëpërmjet të dhënave bankare.

Në një nga rastet e denoncuara, mashtruesja ka arritur të tërheqë 170 euro nga karta bankare e një pronari, pasi kjo e fundit i ka dërguar të gjitha të dhënat e kërkuara, përfshirë edhe kodin e njëpërdorimshëm të verifikimit.

Duke marrë shkas nga ky denoncim, një qytetar i cili ka hotel në Golem ka denoncuar rastin e tij me Anastasian.

Ai thotë se vajza në fjalë ka rezervuar në hotelin e tij dhe për pagesën ka thënë se do ta kryejë nëpërmjet Western Union.

Por në bisedën e kryer ne WhatsApp, vajza i ka dërguar një link banke që kërkonte të dhënat e llogarisë bankare për të pranuar pagesën. Duke ndjekur këto instruksione, qytetarit i kanë ikur 210€ nga llogaria e tij bankare dhe ukrainasja s’ka kryer asnjë lloj pagese.

Qytetari i ka shpjeguar situatën vajzës në fjalë por ajo s’i është përgjigjur më dhe askush nuk e di ku kanë përfunduar lekët e tij.

JOQ Albania i bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e kësaj skeme që mund të dëmtojë shumë njerëz të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit