E vrau ish-gruan -Valon Aliu përballet me gjykatën, psikiatri që e deklaroi të shëndetshëm dëshmon sot

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.07.2025, 14:54

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt pritet të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj Valon Aliut, i cili dyshohet se më 12 prill 2024 vrau ish-gruan e tij, Erona Cokli, pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Ngjarja tragjike ndodhi pikërisht në momentin kur palët ishin takuar për të parë djalin e tyre. Aliu dyshohet se e qëlloi të ndjerën me armë zjarri në kraharor, dhe më pas plagosi vëllain e saj në krahun e djathtë.

Pasi Erona kishte tentuar të largohej, ai dyshohet se e kishte goditur edhe një herë në gjoks, dhe më pas në anën e majtë të kokës, duke i shkaktuar vdekjen.

Për këtë vrasje të rëndë, Aliut iu bë ekzaminim psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, i cili konkludoi se ai ishte në gjendje të mirë mendore.

Sot, me kërkesë të avokatit të familjes Cokli, në gjykatë është thirrur të dëshmojë mjeku Arsim Gashi – psikiatri që kreu ekzaminimin e Aliut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit