VLEN: Gjatë qeverisjes së BDI-së në perëndim të Maqedonisë nuk u ndërtua asnjë kilometër autostradë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.07.2025, 14:50

VLEN ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së se korridori 8 mban vulën e kësaj partie. Nga atje thonë gjatë qeverisjes së BDI-së nuk u ndërtua asnjë kilometër në perëndim të vendit.

“Qytetarët, shqiptarët, veçanërisht në Perëndim të Maqedonisë, e dinë mirë që nuk u ndërtua asgjë gjatë kohës kur BDI ishte në pushtet:

Zero kilometra autostradë të re në Perëndim të Maqedonisë.

Për dy dekada u asfaltua drejt Kriva Pallankës, drejt Koçanit, u bë autostrada drejt Shtipit, u ndërtua rruga drejt Radovishit dhe Strumicës, si dhe u përfundua autostrada Shkup–Gjevgjeli, ndërsa trasetë drejt Kërçovës, Strugës dhe Gostivarit u lanë në pluhur dhe harresë.

Asgjë nuk u ndërtua gjatë kohës kur BDI ishte në pushtet.

Nuk u ndërtua as drejt Bllacës, as drejt Qafë-Thanës, nuk u ndërtua rruga Kërçovë–Strugë, rruga drejt Gostivarit mbeti në gjendje tragjike – gjithçka u ndal2, thonë nga VLEN.

Nga atje thonë se korridori 8 për dhjetë vjet u shndërrua në album Facebook-u për ministra e BDI-së, pa asnjë përparim konkret në terren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit