Proda shfrytëzon mjegullën për hakmarrje ndaj arrestimit të shokut të tij

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.07.2025, 14:22

Kur rreth 2 muaj më parë në Policinë e Tiranës “u shfarosën” me shkarkim të gjithë punonjësit e Komisariatit nr.2 të përfshirë në arrestimin e personit në kërkim Altin Morina, i cili ishte njëkohësisht shok i ngushtë i Ilir Prodës, askush nuk mori masa.

Në atë kohë Shefi i Komisariatit nr.2 Ridvan Pali dha dorëheqjen për shkak të këtyre shkarkimeve absurde, por si rezultat i presionit të madh të medias, dorëheqja nuk iu pranua nga dyshja, kreu i policisë Tiranë Elton Alushi- drejtori i PSH Ilir Proda.

Dje, pas rreth 2 muajsh, në rrëmujën e lëvizjeve të paligjshme me dinakëri, Ilir Proda me bekimin e pinjollit të tij Elton Alushi, si “ujku që mjegull do”, u hakmorr për arrestimin e shokut të tij në kërkim Altin Morina, duke transferuar Ridvan Palin në Komisariatin e Policisë Leskovik.

Ky akt i paprecedent dhe në shkelje të tmerrshme të ligjit medemek të ri, është një demoralizim i jashtëzakonshëm për çdo punonjës policie që punon me ndershmëri dhe arreston këdo është në kërkim, pavarësisht se mund të jetë shoku i shefit.

Nuk po merret më vesh nëse Policia është e shtetit apo biznes privat i Prodës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit