Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.07.2025, 15:59

Shumë prej jush mund të mos e njihni fare, por Antoneta Dhima e cila është deputete e Partisë Socialiste, është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të një videoje gjatë fundjavës, ku synonte të promovonte bukuritë e bregdetit shqiptar, konkretisht grykëderdhjen e lumit Vjosa.

"Fundjavë të mbarë me këtë peizazh të bukur në grykëderdhjen e lumit Vjosa", shkroi Dhima në postimin e saj në rrjetet sociale.

Megjithatë, videoja nuk kaloi pa reagime. Në vend të një deti të pastër e kaltër, vëmendjen e mori errësira e ujit të lumit Vjosa, e shkaktuar nga ndotja me naftë që derdhet vazhdimisht në degët që furnizojnë lumin. Kjo ndotje e dukshme ekspozon gjendjen shqetësuese të mjedisit në këtë zonë.

Grykëderdhja e Vjosës ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes publike gjatë muajve të fundit, për shkak të dëmeve që ndotja me hidrokarbure i shkakton ekosistemit dhe biodiversitetit të zonës.

Në vend që të shërbente si promovim i turizmit dhe bukurive natyrore, postimi i deputetes Dhima riktheu në vëmendje një problem të kahershëm, ndotjen e vazhdueshme të ujërave shqiptare dhe mungesën e masave efektive për ta ndalur këtë fenomen shqetësues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit