Një 20-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë papritur gjatë pushimeve në bregdetin shqiptar.
Anid Samir Hoxha, banues në Rahovec, humbi jetën teksa po luante volejboll me shokët e tij në një plazh në Dhërmi, më 14 korrik 2025.
Për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, pritet të kryhet autopsia pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Njoftimi I policisë:
"Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij."