I moshuari maniak i bën gjeste të neveritshme vajzës në plazh

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.07.2025, 13:04

Një vajzë ka denoncuar në redaksinë e JOQ një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku ajo thotë se është ngacmuar në mënyrë të pahijshme nga një burrë i panjohur.

Sipas denoncimit, burri sillej si një “maniak”, duke vëzhguar me kujdes përreth për t’u siguruar që askush nuk e shihte dhe më pas kryente gjeste të neveritshme ndaj saj.

Ajo tregon se në një moment, burri i bëri edhe disa gjeste të ndyra me gishta. E indinjuar nga sjellja, ajo reagoi menjëherë. Burri reagoi duke ulur kokën, mori telefonin në dorë dhe bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

DENONCIMI

"Përshëndetje JOQ!

Shikoni një maniak në plazhin e Velipojës. Vëzhgonte rreth e rrotull nëse dikush po e shikonte, dhe kur sigurohej që nuk po e shihte askush, më bënte gjeste të tilla të neveritshme. Në një çast, më bëri edhe disa gjeste të ndyra me gishta. Në atë moment i thashë: “I pafytyrë, a të vjen turp, sepse jam në një moshë me mbesat e tua!” Por ai uli kokën, mori telefonin në dorë dhe bënte sikur nuk më kishte dëgjuar, sikur nuk isha aty fare."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit