Masakra e radhës! Kamioni hedh inerte e mbeturina në breg të detit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.07.2025, 12:18

Një tjetër akt i rëndë i shkatërrimit mjedisor është regjistruar në bregdetin shqiptar.

Në zonën e bukur të Karpenit, në Kavajë, një kamion është filmuar duke hedhur inerte dhe mbeturina buzë detit, duke shkelur hapur ligjin dhe duke dëmtuar rëndë mjedisin bregdetar.

Ngjarja ka alarmuar banorët dhe pushuesit e zonës, të cilët shprehen të indinjuar për këtë “masakër mjedisore”, që po dëmton natyrën dhe turizmin vendas.

Nuk dihet se kamioni i kujt kompanie është ky që kryen këtë akt të rëndë, por duhet thënë se ky është vetëm një nga rastet e shumta të ndotjes së bregdetit shqiptar, në një kohë kur mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i turizmit duhet të jenë prioritete kombëtare.

Ministria e Turizmit dhe Bashkia Kavajë duhet të marrin masa të menjëhershme për identifikimin e autorëve të kësaj masakre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit