Shokohet qytetarja: Krimba në petën e lazanjës Barilla

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.07.2025, 12:34

Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues, ku gjatë përgatitjes së lazanjës së markës “Barilla” ka zbuluar krimba në petën e produktit. Sipas saj, peta ishte e mbështjellë me insekte të gjalla, çka tregon se mielli i përdorur për prodhimin e saj mund të ketë qenë i kontaminuar që në fillim.

"Krimba ne peten e lazanjes te Barilles. Ishte peta e perpunuar me krimba e ka pas qe mielli", shkruan qytetarja.

Konsumatorja ka bërë apel për kontrolle më rigoroze nga autoritetet përkatëse dhe ka kërkuar që kompania të mbajë përgjegjësi për këtë neglizhencë të rëndë. Pritet reagim zyrtar nga “Barilla”, dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit