Mirditorët nisen drejt Thethit: Kur shteti kthehet në agresor, vepron kanuni i Dukagjinit dhe bajraku!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.07.2025, 11:40

Një grup qytetarësh nga Mirdita po udhëtojnë drejt Thethit për të shprehur solidaritetin me banorët e Dukagjinit, të cilët po përballen me veprime të dhunshme dhe të kontestuara nga autoritetet. Aktivistë dhe qytetarë të Mirditës do të vizitojnë zonat e Shalës dhe Shoshit, nën moton "Mirdita solidarizohet me Dukagjinin", për të mbështetur komunitetet që po kalojnë periudha të vështira sociale dhe administrative.

Udhëtimi do të nisë nga qendra e Milotit, dhe organizatorët kanë ftuar çdo qytetar që dëshiron të bashkohet në këtë nismë paqësore dhe simbolike. Zef Gjonaj, një nga përfaqësuesit e grupit organizues, ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për ata që po përballen me sfida të mëdha.

“Kur shteti kthehet në një agresor, populli mbledh kanunin dhe është reagim për t’u mbrojtur. Kryeministri jonë është kthyer në një agresor. Kur në një anë para votimeve u thotë i gëzofshi dhe pas votimeve ua shemb. Nuk ka pabesi më të madhe t’i prishësh tokën që e ka gjysh pas gjyshi. Nuk është tokë e xanun, është tokë e trashëguar, që e kanë mbrojtur me breza, tokë e vaditur me gjak. Shkoi ky t’jua prishë me ca policë partie që i ka trajnuar për të sulmuar dhe sjellë në atë mënyrë siç u sollën. Ne do të shkojmë në mbështetje të atyre njerëzve që sot ka nevojë. Kur shteti nuk ekziston, bajraku dhe njerëzit e mençur do ta drejtojnë vendin.”, u shpreh një banor i Mirditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit