Makina e vjetër strehë për të droguarit, banorët kërkojnë zgjidhje nga policia bashkiake Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.07.2025, 11:25

Banorët e rrugës Xhemal Ali Pazari janë shprehur të shqetësuar për mungesën e reagimit nga ana e policisë rrugore dhe asaj bashkiake, të cilët, sipas tyre, bëjnë sikur nuk kanë kompetenca për të vepruar. Ata thonë se, që prej dy vitesh, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për të pastruar territorin nga makinat e vjetra që përdoren nga persona të caktuar si strehë për të konsumuar dorgë.Për më tepër, vendi i parkimit, i cili është i vetmi mundësitë e parkimit për banorët, është bllokuar.

Denoncimi:

Pershendetje flm po e publikove kemi 2 vjet qe marrim policin rrugore dhe ate bashkiake te dyja bejne sikur s’kane kompetenca tani eshte kthyer dhe ne strehe te te droguarve pervecse ka bllokuar vendin e parkimit ku mund te parkojne banoret nese e publikoni kemi shprese qe zgjohen ata qe e kane per detyre pastrimin e territorit jeni te vetmit qe na jepni zgjidhje flm

Banorët kërkojnë publikimin e situatës dhe reagimin e institucioneve përgjegjëse, në mënyrë që të merren masa për pastrimin e territorit dhe rregullimin e parkimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit