18-vjetori i çmendur i Lamine Yamal, femra me gjoks të madh dhe njerëz xhuxhë performues

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.07.2025, 11:32

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal është vënë në qendër të polemikave për festën e ditëlindjes së tij të 18-të. Një festë luksoze me temë mafian dhe kazinotë. Ylli spanjoll u përball me reagime të forta për shkak të përfshirjes së personave me xhuxhizëm si pjesë e argëtimit.

Festë luksoze, por pasoja të rënda

Festa u mbajt fundjavën e 12–13 korrikut në një vilë luksoze që kushton 40 mijë euro në javë, në Ibiza. Ftesat kishin si rregull “s'lejohen telefonat”, dhe të ftuarit patën mundësinë të shijonin performanca të artistëve të njohur.

Yamal, i veshur me kostum të bardhë, flokë bjond, një shkop dhe një varëse prej 615 mijë eurosh me inicialet “LY” që ia dhuroi reperi El Alfa, publikoi një video 60-sekondëshe në Instagram për 36 milionë ndjekësit e tij.

Reagime të ashpra për përfshirjen e personave me xhuxhizëm

Shoqata Spanjolle për Personat me Akondroplazi (ADEE) dënoi përdorimin e personave me xhuxhizëm si argëtues, duke e cilësuar veprimin si poshtërues dhe të krahasueshëm me shfaqjet mesjetare.

Qeveria spanjolle i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet dhe është duke shqyrtuar nëse ka shkelje të ligjit që ndalon talljet ndaj personave me aftësi të kufizuara. Nëse konstatohet fajësi, Yamal mund të përballet me gjobë deri në 1 milion euro.

Një nga personat me xhuxhizëm të përfshirë në festë reagoi kundër kritikëve: “Ne nuk jemi majmunë… Ne punojmë me dinjitet. Nuk kuptoj pse është bërë kaq e madhe.” Ai theksoi se pjesëmarrja ishte vullnetare dhe profesionale.

Modelja Claudia Calvo (Miss Teenager Spain 2021) pretendoi se influencueret femra ishin përzgjedhur në bazë të përmasave të gjoksit dhe u ishte ofruar pagesë 18–35 mijë euro, me rregullin e ndalimit të përdorimi të telefonave gjatë festës.

Yamal nuk ka dhënë deklarata, përveç videos së festës në Instagram. Ai pritet të bashkohet me FC Barcelonën për turneun parasezonal në Japoni, por skandali mund të hedhë hije mbi karrierën e tij në rritje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit