Qytetarja e hap për ta konsumuar, Ayran i Lufres del i mykur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.07.2025, 11:08

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë nga një qytetare e shqetësuar, e cila tregon skandalin me produktin Ayran të Lufres. Sipas saj, pavarësisht faktit se produkti skadon në datë 26 korrik, Ayran Lufra kur është hapur për konsumim ka dalë i mykur.

Ky rast hap dyshime për menaxhimin e furnizimeve dhe standardet e ruajtjes së produktit. Për qytetaren, kjo është një shkelje e rëndë e sigurisë ushqimore dhe një alarm për çdo konsumator që kërkon të mbrojë shëndetin e tij.

“Pershendetje! Bleva produktin ushqimor Ayran te Lufres dhe doli i mykur. Data e skadences eshte 26/07/2025”, shkruan qytetarja. Lufra tani ka detyrimin të shpjegojë se çfarë ka ndodhur me këtë produkt pasi kjo nuk është hera e parë që konsumatorët përballen me produkte të prishur të Lufrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit