Për pesë muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.07.2025, 14:44

Nga janari deri në maj 641 çite i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndërkaq sipas të dhënave të ASK-së vetëm gjatë muajit maj të këtij viti, janë regjistruar 113 raste të shkurorëzimeve, e që është një rënie prej 19 përqind krahasuar me muajin prill.

“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Maj janë 113 raste, krahasuar me muajin Prill kemi rënje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (-19 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas të dhënave të ASK-së për muajin maj, me numër të shkurorëzimeve vazhdon të prijë Prizreni me 16 raste, pasuar nga Peja me 5 raste dhe Mitrovica e Istogu me nga 7 raste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit