Haxhiu: Kemi dorëzuar propozim ligjin me çka do të ndahen vauçerë për blerje të kompjuterëve, vlen për të gjithë studentët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.07.2025, 14:47

Deputetja e VLEN, Feride Haxhiu ka njoftuar se kanë dorëzuar propozim ligj me çka do të mundësohet ndarja e vauçerëve për të gjithë studentët në vend, deri në moshën 29 vjeçe, për blerje të kompjuterë.

Haxhiu tha se për këtë masë do të shpenzohen 850 milionë denarë, 215 milionë denarë nga buxheti i vitit 2025 dhe 635 milionë denarë nga buxheti i vitit 2026.

“Çdo student në të gjitha universitetet shtetërore apo private në RMV, do të ketë të drejtë të përfitojë vauçer me vlerë për blerjen e një laptopi apo kompjuteri”, theksoi mes tjerash Haxhiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit