Dulja i Konispolit refuzon të shkarkojë drejtorët, Rama i kërkon dorëheqjen

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.07.2025, 10:37

Kryeministri Edi Rama, pasi ka marrë nën kontroll çdo ministër dhe çdo institucion, tani ka vendosur të hyjë edhe në administratën lokale. Tashmë, për të "rilindur" Bashkitë e Shqipërisë, çdo vendim duhet të kalojë përmes filtrit të Kryeministrit.

Ky është një hap i qartë për të centralizuar gjithçka, por Ergest Dule i Konispolit, ka guxuar. Dule ka refuzuar të shkarkojë drejtorët pas ultimatumit të ramës dhe kjo ka ndezur debat mes tyre. "Drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë", ka qenë përgjigjia e Dules për Ramën.

Pas kësaj, reagimi i Ramës ka qenë: “Po nuk i shkarkove, jepe ti dorëheqjen!” E pritshme si përgjigjie! Kështu funksionon nëse nuk i bindesh mbretit. Në këtë lojë të "rilindjes", nuk ka vend për mendime të pavarura apo vendime të njohura si të pavarura.

Të gjitha bashkitë e vendit janë tani nën "mbikëqyrjen" e Kryeministrit, duke bërë që çdo aktor vendor të mendojë dy herë para se të bëjë një lëvizje që nuk është në përputhje me "udhëzimet" e Ramës nga Tirana. Kryebashkiakët duhet të thonë "po" për çdo kërkesë të Kryeministrit, sepse ai është tashmë ai që kontrollon çdo hap të pushtetit vendor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit