Uji në Shkup dhe Tetovë është i sigurt për pije

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.07.2025, 09:41

Në analizat kimike të ujit për pije në rrjetin e ujësjellësit të Qytetit të Shkupit, dolën rezultate të tilla që tregojnë se uji është i sigurt dhe cilësor për pije. Poashtu me rezultate të mira dolën edhe nga kompania “Sharri” në Tetovë.

Në sektorin për sanitari në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Shkup, sot janë marrë 43 mostra nga rrjeti i ujësjellësit nga stacione të ndryshme për pastrim dhe shpërndarje.

“Në përputhje me rezultatet nga analizat, të gjithë mostrat e sistemit të ujësjellësit në qytetin e Shkupit, i përshtaten Rregullores në lidhje me kërkesës për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, njoftoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” në Shkup. Te 43 mostrat janë kryer analizat fizike-kimike dhe mikrobiologjike.

“Të nderuar qytetarë të Tetovës, ju informojmë se janë kryer analizat laboratorike të rregullta të ujit të pijshëm në qytetin tonë. Bazuar në rezultatet e marra, u konstatua se uji i shpërndarë nga Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” plotëson të gjitha standardet e parapara për ujë të pijshëm dhe është i sigurt për konsum”, njoftuan nga Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri”.

Ata kërkuan nga qytetarët që të përdorin ujin në mënyrë racionale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit