Në shkurt të këtij viti, Mecolli u përfshi në një incident të rëndë në qytetin e Korçës, ku tentoi të vriste 40-vjeçarin Ergys Shtylla duke e goditur me thikë. Pas këtij akti, gjykata e Korçës e vendosi atë në burg me masën e sigurisë "Arrest në burg". Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Athina po koordinon procedurat për ekstradimin e Mecollit në Shqipëri për të përballuar akuzat.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët, në kuadër të operacionit “The ëanted”. Tentoi të vriste një shtetas në Korçë në muajin Shkurt 2025, kapet në Greqi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.
Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët në Greqi, në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u mundësua lokalizimi në Greqi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:
D. M. alias D. M., 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 09.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë). Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.