Aksident i frikshëm në Korçë, makina me shpejtësi skëterrë merr përpara pemën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.07.2025, 00:25

Një aksident i frikshëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në qytetin e Korçës, në lagjen nr.10, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur fuqishëm me një pemë në anë të rrugës.

Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë së një banese, ndërsa qytetari që ka dërguar videon për JOQ Albania shprehet se automjeti kishte targa të huaja. Në pamje shihet qartë se mjeti lëviz me shpejtësi shumë të lartë, dhe në momentin e fundit duket se frenon, por pa mundur të shmangë përplasjen.

Përplasja ka qenë kaq e fortë, sa pema është shkulur nga rrënjët, ndërsa mjeti ka goditur dhe një shtyllë ndriçimi në rrugë, duke e dëmtuar rëndë dhe më pas ka përfunduar i përmbysur.

Nuk ka ende informacion zyrtar nëse nga aksidenti ka të lënduar, por sipas qytetarit që ka dërguar videon, automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes rreth orës 04:40 të mëngjesit, pas kryerjes së ekspertizës.

Pamjet flasin vetë për rrezikun që paraqet shpejtësia e tejkaluar në rrugët e qytetit dhe nevojën për më shumë kontroll e siguri nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit