I pastrehë, i verbër, i harruar nga shteti dhe shoqëria, i riu thirrje për të ndihmuar 75-vjeçarin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.07.2025, 23:40

Një i ri nga Korça ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku bën një thirrje të fortë për ndihmë ndaj një të moshuari të pastrehë në Pojan të Korçës, i cili prej 6 vitesh është i verbër dhe jeton në kushte të mjerueshme, i braktisur nga shteti dhe i harruar nga shoqëria.

I moshuari quhet Bajram Danovi, por në fshat njihet me emrin Bamka. Ai është 75 vjeç dhe, sipas denoncuesit, ndodhet në rrugë, pa asnjë strehë apo kujdes institucional. Për më tepër, shteti nuk i ka ofruar as strehim në ndonjë qendër azili për të moshuarit.

Në videon e dërguar, i riu shfaqet duke bashkëbiseduar me të moshuarin, i cili është i vetëm dhe në gjendje shumë të rëndë, i ekspozuar ndaj vapës dhe mungesës totale të ndihmës.

Ky rast është një shuplakë e rëndë për institucionet përgjegjëse, të cilat duket se e kanë lënë këtë njeri të vuajë në heshtje. Redaksia jonë i bashkohet thirrjes për ndërhyrje urgjente nga autoritetet, ndërsa ftojmë çdo qytetar që ka mundësi të ndihmojë këtë të moshuar të braktisur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit