Në një zhvillim të bujshëm, u konfirmua se toka shqiptare i përket atyre që kanë... kaçurrela. Zonja Maja nga fisi "Maja" në Amerikën Latine, thotë se ka fituar lejen ndërtimore mbi baza gjenetike: analizat treguan se kaçurrelat e saj janë më të lashta se vetë alpet shqiptare.
Ndërkohë, banorët autoktonë të Thethit, janë këshilluar të qëndrojnë pas derës, në radhë.. Madje, qarkullojnë zëra që në Theth, në të ardhmen, do të banojnë vetëm individë me certifikatë “Maja” dhe kaçurrela me origjinë të pastër.
“Është e thjeshtë”, – u shpreh një zyrtar lokal nën zë. “S’ke kaçurrela? S’ke leje!”
Në kuadër të marrëveshjeve të reja, është propozuar një shkëmbim simbolik: malësorët e Thethit të dorëzojnë tokën dhe të marrin, në këmbim, një fotografi me fisin “Maja”, si kujtim nga pronat që dikur ishin të tyret.