Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një tjetër gjest i bukur human, që dëshmon se solidariteti dhe mirësia pa kurrfarë interesi ende ekziston midis nesh.
Një qytetare ka vendosur të dhurojë një krevat për një vajzë të vogël, së bashku me dyshekun, ashtu siç shfaqet në foto.
“Kam një krevat për fëmijë, për gocë. Doja ta dhuroja me gjithë dyshek”, shprehet ajo, duke kërkuar që ndihma të shkojë te një familje që ka vërtet nevojë.
Redaksia jonë do të ndërmjetësojë për t’ia dorëzuar krevatin dikujt që ka realisht nevojë. Nëse jeni apo njihni një familje që do ta vlerësonte këtë ndihmë dhe ka vërtet nevojë për të, jeni të lutur na kontaktoni.
