Sarah kërkon ndihmë për gjyshin e sëmurë: Duhet ta dërgojmë nga Florida në New York

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.07.2025, 18:12

Sarah, një shqiptare që prej vitesh jeton në Florida të ShBA-ve, i është drejtuar JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e shqiptarëve për kurimin e gjyshit të saj Naim Salfollari.

Naimi me origjinë nga Korça por që prej vitesh jeton në New York, udhëtoi për te mbesa e tij në Florida për të kaluar pak kohë. Por atje zbuloi se kishte një tumor në zonën e ijëve. Të afërmit e çuan në spital për t’i bërë një biopsi, por mjekët i thanë se kjo gjë mund të jetë e rrezikshme për shkak të moshës, dhe mund t’i shkaktonte gjakderdhje.

Ata i sugjeruan Saras dhe familjarëve që Naimin ta dërgojnë në New York, pasi atje ka dhe sigurimet e paguara, dhe mund të marrë shërbim falas. Sarah tregon se gjyshi i saj është një veteran lufte, dhe gjithmonë ka qenë i qeshur e i fortë.

Unë i kërkoj shqiptarëve që të më ndihmojnë sa më shumë që ta bëjmë të mundër dërgimin e gjyshit në New York, që të marrë ndihmën mjekësore dhe të mos ketë më dhimbje,” thotë ajo.

Transporti i Naimit me helikopter nga Florida në New York kushton 30 mijë euro, shumë për të cilën familjarët e tij nuk kanë mundësi ta përballojnë. Prandaj ata kanë zgjedhur që ta bëjnë çështjen publike dhe të kërkojnë ndihmë nga shqiptarët.

Dhuroni këtu: GoFundMe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit