Një person i vdekur dhe një i lënduar në vetaksidentin që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.07.2025, 09:28

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën në Prizren.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45, ku shoferi i një kamionte ka humbur jetën.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug / 14.07.2025 – 19:45. Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit