Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon një moment sa komik aq edhe befasues tekda një familje shqiptare nga Kosova, gjatë një pikniku në mal ku po përgatitnin fli, ndeshet papritur me një ari që afrohet drejt vendit ku po qëndronin.
Reagimi i menjëhershëm dhe pa panik i njërit prej anëtarëve të familjes, i cili i bërtet arushës me fjalët “Ik andej!”, ka shkaktuar të qeshura në rrjet. Kafsha largohet pa shkaktuar asnjë incident, ndërsa familja vijon të përgatitë ushqimin si të mos kishte ndodhur gjë.
Ngjarja është komentuar gjerësisht, duke theksuar guximin dhe qetësinë e familjes, si dhe lidhjen tradicionale të shqiptarëve me natyrën dhe kulinarinë.
“Vetëm shqiptarët bëjnë fli dhe i thonë arushës të iki sikur është pulë fshati,” shkruan një komentues.
Fatmirësisht, askush nuk është lënduar dhe situata është kthyer në një moment epik.