Pesë mjekë të spitalit të Durrësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, nën dyshimet se nuk i kanë ofruar shërbim shëndetësor një pacienteje 69-vjeçare e cila fatkeqësisht ka humbur jetën në dorën e tyre.
Sipas burimeve nga Policia, shtetasi E. D., 48-vjeç me banim në Durrës, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij Q. D., 69-vjeçe, ka bërë një kallëzim në polici, duke paditur stafin mjekësor që sipas tij nuk kanë ofruar shërbimin e duhur.
Pas këtij kallëzimi, porkuroria ka nisur një hetim për mjekët me inicialet Gj. Q., 44 vjeç, N. M., 58 vjeç, S. B., 60 vjeç, I. N., 47 dhe A. K., 32 vjeç, banues në Durrës, në Tiranë dhe në Kavajë.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. Q., 44 vjeç, N. M., 58 vjeç, S. B., 60 vjeç, I. N., 47 dhe A. K., 32 vjeç, banues në Durrës, në Tiranë dhe në Kavajë, me detyrë mjekë në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi E. D., 48 vjeç, banues në Durrës, se në këtë spital ka humbur jetën nëna e tij, shtetasja Q. D., 69 vjeçe, dhe pretendon se stafi mjekësor nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor.”