Pastërtia, iluzion i largët në Rodon, grumbujt e plehrave pushtojnë kepin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.07.2025, 15:58

Turistët shokohen nga ndotja e madhe në Kepin e Rodonit, ku restorantet kanë hedhur mbeturina pa asnjë ndërgjegje mjedisore.

Një denoncim i drejtpërdrejtë nga një grup vizitorësh hedh dritë mbi një skandal të rëndë mjedisor në njërën nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar – Kepin e Rodonit. Sipas tyre, ndërsa natyra aty është vërtet magjepsëse, sjellja njerëzore lë shumë për të dëshiruar.

“Përshëndetje JOQ,

Ne ishim te Kepi i Rodonit me disa turistë. Natyrë sigurisht që është fantastike (Zoti e ka tepruar me mrekullinë që ka krijuar në Shqipëri), por ne jemi kafshë 😡😡 edhe disa restorante kishin hedhur plehrat në këtë pjesë. Ishte një SKANDAL EDHE ERA që ishte atje. Respekte”, shkruajnë qytetarët në mesazhin e tyre. Por më pas toni i tyre ndryshon në zhgënjim të thellë dhe zemërim.

Ata raportojnë se disa restorante aty pranë kishin hedhur mbeturina në natyrë, duke e kthyer atë që duhej të ishte një përvojë magjike, në një situatë të neveritshme. “Jemi kafshë,” thonë me indinjatë, duke mos fshehur dot zhgënjimin.

Më e rënda, sipas tyre, ishte aroma e rëndë që vinte nga mbeturinat e hedhura në natyrë, duke e bërë të pamundur qëndrimin apo shijimin e ambientit.

Ky rast ngre alarmin për mungesën e kontrollit dhe përgjegjësisë mjedisore nga subjektet që operojnë në zonat turistike, sidomos kur ato priten të promovojnë një Shqipëri të pastër dhe mikpritëse.

Turizmi i qëndrueshëm nuk mund të ndërtohet mbi papërgjegjshmëri të tillë. Natyra shqiptare meriton më shumë respekt, dhe çdo biznes që përfiton prej saj duhet të kontribuojë në ruajtjen e saj.

Shpresohet që denoncime të tilla të mos bien në vesh të shurdhët dhe të nxiten masa konkrete për ndëshkimin e ndotësve dhe edukimin e komunitetit lokal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit