Skandal mjedisor në Gjirin e Lalzit: Kanalet e ujërave të zeza derdhen në det mes pushuesve
Një situatë alarmante është raportuar sot nga pushuesit në Gjirin e Lalzit, ku kanalet e ujërave të zeza janë hapur dhe po derdhen drejtpërdrejt në det, pikërisht aty ku qytetarët lahen dhe kalojnë pushimet e tyre.
Sipas pushuesve, uji i ndotur dhe me erë të rëndë ka filluar të përhapet në zonën ku notojnë fëmijë dhe familjarë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik dhe duke shkaktuar panik mes pushuesve.
Ky veprim i papërgjegjshëm përbën jo vetëm një shkelje të rëndë të ligjeve mjedisore, por edhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve, në një prej destinacioneve më të njohura turistike të vendit.
Pushuesit i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje të menjëhershme, hetim të rastit dhe ndëshkim të përgjegjësve.