Disa studentë që janë duke u munduar të aplikojnë për studimet e larta përmes sistemit të e-Albania, kanë hasur në probleme teknike, pasi aplikimi A1z nuk pranohet për shkak se sistemi raporton se nuk është aktiv.
Ky problem ka ndodhur për shumë aplikantë, përfshirë ata që janë të interesuar për shkollat e larta në Qarkun e Shkodrës, ku ZVAP nuk po mund t’i asistoje. Shumë prej tyre janë të shqetësuar, pasi kishin informacionin se aplikimet hapeshin nga ora 8:00 deri në 12:00.
Asnjë zgjidhje konkrete nuk është dhënë deri tani për këtë situatë, e cila ka shkaktuar pasiguri dhe shqetësim te studentët që duan të kryejnë aplikimin e nevojshëm. Megjithatë, të njëjtin problem po përballen edhe qytetarët e tjerë në të gjithë vendin.
Denoncimi:
Pershendetje JOQ. Po provojme te bejme aplikimin A1z per te zgjedhur studimet e larta pasi na kane larjmeruar se hapen aplikimet sot nga ora 8 deri ne oren 12 por sistemi ne e albenia nuk e pranon pasi thote se nuk eshte aktiv. Jemi ineteresuar tek shkollat por nuk mund te na japin zgjidhje. Te pakten Qarkut te Shkodres po ZVAP Jone nuk bene po besoj per te gjithe pasi thote se sistemi nuk eshte aktiv. Ja ku i ke datat e urdherit per hapjen e aplikimeve ne momentin qe shkon per ta perdor si sherbim. E kryen si aplikim pastaj nxjerr kete shkrim.
