4 orë pritje pa shpjegim, drejtoria e Transportit Rrugor Tiranë streson qytetarët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.07.2025, 14:53

Qytetarët që kanë pritur për kontrollin fizik të makinave në Drejtorinë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë janë përballur me një pritje të gjatë prej 4 orësh dhe pa shpjegime. Makinat që janë rreshtuar për të kaluar në kontroll nuk janë lëvizur për orë të tëra, duke shkaktuar ngërç të madh dhe stres tek qytetarët.

Pas një pritjeje të gjatë prej më shumë se katër orësh, asnjë shpjegim nuk është dhënë për vonesat dhe ndalimin e fluksit të makinave. "Pershendetje JOQ. Jemi te Drejtoria e Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tirane. Kemi qe ne oren 10:00 ëe presim ke kontrolli fizik per gati 4 ore dhe makinat nuk levizin fare. Nuk japin shpjegim fare" shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit