Dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës, seanca gjyqësore shtyhet për më 17 shtator

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.07.2025, 14:42

Seanca gjyqësore për dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës është shtyrë për më 17 shtator, në ora 10:30.

Seanca u anulua pasi personi juridik i akuzuar, “Urban Plan” nuk kishte përfaqësues në seancë.

Përveç kompanisë “Urban Plan” si person juridik, në këtë rast të akuzuar janë edhe Sejdi Shasivari, ish drejtorët e Qendrës për Kulturë, Artan Asllani dhe Bujar Muça.

Një pjesë e të akuzuarve thonë se end nuk janë të njoftuar me aktakuzën, respektivisht se nuk e dinë se për çfarë i akuzojnë organet e drejtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit