Një banore e Tiranës, pjesë e Njësisë Administrative Nr. 11, ka denoncuar një situatë alarmante ku ujërat e zeza derdhen prej muajsh në ambient të hapur, duke krijuar rrezik të madh për shëndetin e saj dhe të komunitetit përreth.
Ajo ka bërë apel për ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, pasi pengesat që krijojnë gardhet dhe mbikalimet e paligjshme mbi kolektorët janë shkaktari kryesor i këtij problemi. Megjithatë, as Bashkia dhe as Njësia Administrative nuk kanë gjetur një zgjidhje, duke bërë që situata të përkeqësohet dhe të ketë pasoja të rënda shëndetësore.
Banorja:
Pershendetje JOQ! Po denoncoj nje rast konkret qe po e vuaj prej kohesh. Pershendes nismen e Kryeministrit per lirimin e hapsirave publike.Jam banore e Tiranes Njesia Adminisrative Nr.11. Vuaj prej kohesh dramen e shkarkimit te ujrave te zeza. Penges esht zenia me gardhe e hapsirave publike, kolektoreve. Nuk kam lene instuticion te Bashkis dhe Njesis Administrative dhe asnje zgjidhje. Zgjidhja esht duke ja hedhur topin njeri-tjetrit. Situata esht autike tashme. Ujrat e zeza kane 4-5 muaj qe derdhen jasht ne ambjent te hapur. Rrezik i madh infeksioni per mua dhe komuniteti pereth. Nuk mund te perdor me shtepine time te vetmen banes qe kam. Kam konflikt per kete problem dhe ndihem e kercenuar. Jam pensioniste dhe jetoj vetem.Kerkoj ndihme dhe nderhyrje orgjente.Disponoj te gjith dokumentacionin. Mundet te shihni ne vend situatën.
Pensionistja e cila jeton vetëm dhe ka konflikt të vazhdueshëm me autoritetet për këtë problem, kërkon ndihmë urgjente për zgjidhjen e situatës, e cila ka zgjatur më shumë se katër muaj.