17-vjeçarja në Vlorë gjendet me plagë arme në kokë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.07.2025, 13:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen "Kushtrimi", ku rreth orës 11:40, një shtetase e mitur 17 vjeçe është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka kryer vetëplagosje me armë zjarri pistoletë në banesën e saj.

E reja është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar nëse ka pasur ndonjë faktor të jashtëm që ka çuar në këtë akt të rëndë.

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit