Bashkia e Gjirokastrës lë pa treg romët, pse Ina Majko nuk e mbron tani komunitetin e saj?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.07.2025, 13:18

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur sot një aksion për pastrimin e tregut të komunitetit rom të qytetit, ku fadromat zbarkuan në mëngjes për të pastruar territorin. Ky veprim ka shkaktuar pakënaqësi tek tregtarët romë, të cilët e konsiderojnë këtë aksion si një kërcënim për mbijetesën e tyre. Disa prej tyre kanë shprehur se ky është burimi i vetëm i jetesës dhe pastrimi i tregut u vjen si një goditje e padrejtë.

“S’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët në shtëpi. Duam të bëhet një punë e mirë e rregullt, votën e dhamë”, tha një një qytetar.

“Ne me këtë vend në buzë të malit nuk pengojmë asnjë këtu. Na lini të shesim, se vetëm bukë duam”, tha një tjetër.

Komuniteti rom kishte kërkuar një treg të ri për ta por bashkia nuk veproi. teksa tani ka ndërhyrë për pastrimin e territorit duke i lënë romët pa treg dhe pa një zgjidhje mbi situatën, pasi romët jetojnë me këtë treg.

Ndërkohë Ina Majko, aktiviste e njohur për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom dhe tashmë zëvendësministre, ka qëndruar e heshtur, pa reaguar ndaj këtij aksioni që ka prekur drejtpërdrejt interesat e komunitetit që ajo përfaqëson.

Heshtja e Majkos ka ngjallur pyetje për angazhimin e saj pas emërimit në detyrën e re qeveritare. Ajo ishte e njohur për përpjekjet e saj të mëparshme në mbrojtje të të drejtat e romëve, por tani, si pjesë e qeverisë, duket se ka ndaluar përballjen me çështjet që prekin direkt komunitetin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit