‘Hajduti më vodhi makinën! Policia e arrestoi por ai se mban mend ku e ka lënë’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.07.2025, 15:42

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e publikut për të gjetur makinën e tij tip “Ford” me targë “AB 481 KT”, e cila disa ditë më parë u grabit nga një turist italian.

Qytetari thotë se pasi bëri një kallëzim në polici, turisti u arrestua në zonën e Qerretit, por nuk ai nuk mban mend ku e ka lënë makinën, pasi kur e ka vjedhur ka qenë në gjendje të dehur. Policia e ka dërguar hajdutin në vendin ku pretendon se e ka lënë makinën, por mjeti nuk është gjetur.

Sipas denoncuesit, makina e tij mund të jetë në Qerret ose në Durrës, dhe për këdo që ofron informacione të vlefshme, ai premton një shpërblim.

Kush mund ta ketë parë këtë makinë, mund ta kontaktojë pronarin e saj në numrin 068 27 13 120.

Mesazhi i plotë:

Si jeni, doja te me ndimonit te postonit nje makin qe e kan viedh dhe eshte ne zonen e Durrsit ose te Qerretit dhe kush e gjen apo e shef ka nje shperblim.

I kam bere denoncim ne polici, hajduti esht kapur po smban mend ku ka len makinen. Thot se e kam len afer nje statuje. Ai u kap ne zonën e Qerretit. Makina eshte ose ne Qerret ose ne Durres, po une skam pasur mundësi te shkoj.

Policia thotë po e kontrollojmë, kishin cuar dhe hajdutin atje po ai sman mend se thote kam qene i dehur. Prandaj ju shkruajta juve qe ishalla mes e shef njeri dhe na lajmëron ne numrin 068 27 13 120. Hajduti e ka lene anes rruges, nuk e ka fshehur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit