Rruga kryesore që lidh fshatrat Selishtë, Qafë-Murrë, Lukan dhe Kacni në Dibër ndodhet në gjendje shumë të keqe. Ajo është e dëmtuar në shumë vende dhe lëvizja bëhet e vështirë për banorët dhe mjetet, duke krijuar shqetësim të madh për jetën e përditshme dhe zhvillimin e zonës.
Bashkia e Dibrës ka treguar se është mjeshtre e zgjidhjeve kreative duke kaluar një shtresë çakulli sipër rrugës, që duket më shumë si një shtresë kozmetike sesa një ndërhyrje serioze. Punimi është bërë aq saktë sa rruga duket se ka ndryshuar vetëm pamjen, por jo dhe kushtet.
Banorët kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e rrugës, e cila është shumë e rëndësishme për lidhjen dhe zhvillimin e fshatrave të zonës. Rruga është jetike për transportin dhe komunikimin, ndaj nevojitet një investim serioz.
Banori shkruan:
Pershendetje si jeni? Une doja te beja nje denoncim per rrugën e fshatit Selishte, Diber. Eshte nje rruge kryesore qe lidh 4 gryke Selishte, Qafë-Murrë, Lukan, Kacni. Rruga eshte cope cope, bashkia Diber ka filluar ta beje rrugen me qakull por vetem I kane kaluar siper kot nuk kane bere asgjë.