Fermerët e fshatit Jagodin në Elbasan po detyrohen të hedhin në rrugë prodhimet bujqësore, pasi nuk gjejnë treg për t’i shitur.
Kastravecat dhe domatet, të cilat dikur ishin burimi kryesor i të ardhurave për banorët, sot mbeten pa vlerë.
“Çmimi është 200 lek për arka, por edhe po t’i japim falas, nuk i merr njeri. Jemi në hall. Po i hedhim në rrugë,” – thotë një fermer i zonës.
Fermerët shprehen se mungesa e tregjeve, konkurrenca nga importet dhe kostoja e lartë e prodhimit i kanë zhytur në krizë.
Ata kërkojnë ndihmë urgjente nga shteti për subvencione, ngritjen e pikave të grumbullimit dhe sigurimin e një tregu të qëndrueshëm.